Melania Trump bën një vizitë të pa pritur në kufi të SHBA-së

  • 22 June 2018 - 12:29
Melania Trump bën një vizitë të pa pritur në kufi të SHBA-së

McAllen, Texas (CNN) Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në McAllen, Teksas, të enjten në një udhëtim të pa paralajmëruar për të parë vetë ajo për krizën që po përjetojnë imigrantët me fëmijët e tyre në kufi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë dua të ju falënderoj për punën tuaj të madhe, për mëshirën që treguat si dhe për mirësinë tuaj” ka thënë zonja e parë e Shteteve të Bashkuara në tryezën e rrumbullakët  në strehën e Neë Hope për fëmijët, me stafin mjekësor, punëtorët social në njërën anë, si dhe ekspertët e tjerë në anën tjetër.

“Ajo do të shoh se çka është e vërtetë,” ka thënë zëdhënësja Stephanie Grisham për CNN.

Melanie është personi i parë i rrethit të ngushtë të Presidentit që personalisht është dëshmitare e kësaj situate që ka marrë vëmendjen e të gjithëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Një tjetër gjë që mori vëmendje gjatë vizitës së Melanias është edhe xhaketa që ajo e kishte veshur kur e la Ëashingtonin.

Ajo kishte veshur një xhaketë, në të cilën është shkruar në shpinë “I really don`t care. Do U?” në një grafiti të bardhë. Melania nuk po e kishte të veshur xhaketën e njëjte kur ajo kishte mbërritur në McAllen transmeton Gazeta Express.

Ekipi i Melania Trump ka thënë që nuk ka kurrfarë mesazhi të fshehur pas “I really don`t carë. Do U?”.

Pas vizitës së sotme në Teksas, shpresoj shumë që media nuk do të vendos të fokusohet në gardërobën e saj.” ka thënë Grisham.

 

(Kosova Sot)