Shkodra: Shteti, me hipoteka kriminale

  • 22 June 2018 - 19:01
Shkodra: Shteti, me hipoteka kriminale

Sipas analistit Shefik Shkodra, shantazhet, kërcënimet për tenderë, për grabitje e zullume me mashtrime të kësaj klase politike, nuk kanë të mbaruar.

"Këta nuk respektojnë as një rregull qytetërimi. Dhe, tash po përpiqen secili prej tyre ta ruajnë plaçkën kudo që ka arritur nëpër pjesët e Kosovës. Ligjin që e kanë bërë vetë, kur bëhet fjalë për ta, nuk e respektojnë. Ligji e gjyqi vlejnë vetëm për qytetarët që nuk kanë lidhje me pushtetin e tyre. Ngaqë ndodhen nëpër vendet publike zyrtare, nuk mund të besohet se janë të paprekur nga sindromi e kleptomanisë, krimit të organizuar dhe nuk mund të gjesh një i cili nuk është në lidhje të këtyre mafio-oligarkëve të nëntokës", tha Shkodra për 'Kosova Sot'. 

(Kosova Sot)