Zvicër – Serbi edhe në ambientet e presidencës, 99 vjeçari Rrahman Parllaku pranon ftesën e Metës

  • 22 June 2018 - 20:42
Zvicër – Serbi edhe në ambientet e presidencës, 99 vjeçari Rrahman Parllaku pranon ftesën e Metës

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë e vlefshme për botërorin që po mbahet në Rusi, u ndoq edhe në ambientet e Presidencës shqiptare.

Oborri para godinës se Presidencës u kthye në një ministadium, në ndjekje të 4 shqiptarëve që luajnë për ngjyrat helvete.

Ftesën e Presidentit Meta për të parë këtë ndeshje e pranoi edhe gjenerali Rrahman Parllaku, sot në moshën 99 vjeçare.

Ndërsa në krah të Metës janë gruaja dhe djali i emblemës së futbollit shqiptar Panajot Pano.

Të ftuar të tjerë janë Faruk Sejdin,  ish futbollist, trajner, Ilias Çeço, ish futbollist, Ardit Gjebrea, Bejkush Birçe – ish futbollist, trajner, Fiqiri Kllari, Konsulli i Bosnjës (ne krah te Presidentit).

Po ashtu Isa Tare – ish atlet / drejtues, Rebeka Pano / gruaja e Panajot Panos, Kreshnik Tartari - Volejboll

Genc Tomorri – trajner, Ledio Pano – ish futbollist / trajner (Djali i Panajot Panos), Ekrem Bardha nga diaspora e shqiptareve ne SHBA, Vasil Bici – ish futbollist / trajner, Agustin Kola – ish futbollist trajner, gazetarë, intelektualë, të rinj të shoqatës së minifutbollit, përfaqësues të ambasadës së Zvicrës etj.

(Kosova Sot)