Erdhi nga Franca, vrau vëllanë e tij në Lipjan

  • 14 July 2018 - 23:05
Erdhi nga Franca, vrau vëllanë e tij në Lipjan

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka konfirmuar për Indeksonline se personi i vrarë gjatë ditës së sotme në fshatin Tërbovc, i komunës së Lipjanit, është vrarë nga vëllai i tij.

Beka ka treguar se i dyshuari ka ardhur nga Franca për pushime. Sipas tij, ai ka pasaportë zvicerane dhe është i moshës rreth 58 vjeç.

“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllain e tij. I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.

Më tutje, ai ka shtuar se motivet e kësaj vrasje janë ende të paqarta.

(Kosova Sot)