Kadriaj: Injorim i diasporës do t'i kushtojë shumë shtetit të Kosovës në perspektivën e vet zhvillimore.

  • 17 July 2018 - 13:57
Kadriaj: Injorim i diasporës do t'i kushtojë shumë shtetit të Kosovës në perspektivën e vet zhvillimore.
 Analisti i ekonomisë politike, Mustafë Kadriaj thotë se një injorim i tillë i diasporës do t'i kushtojë shumë shtetit të Kosovës në perspektivën e vet zhvillimore. "Kontributi i diasporës ka qenë në çdo kohë, por tani ka ndryshuar koncepti i remitancave, sepse gjenerata e re, në mungesë të mundësive për të investuar në biznese, investojnë në shtëpi banimi e të ngjashme. Pra, duke mos pasur hapësirë, diaspora mjetet ose i deponon në banka komerciale ose në objekte banimi. Pra, është e pafalshme që remitancat çdo vit kanë rritje dhe bllokohen në banka si rezultat i kushteve jo të favorshme për investime. Andaj, si rezultat i nivelit të lartë të korrupsionit, infrastrukturës së dobët dhe mafio- oligarkisë në vend po mbetët jashtë investime një vlerë prej 700 milionë euro, pra sa gjysma e buxhetit të Republikës së Kosovës", u shpreh ai për "Kosova Sot".