Turqia dhe Holanda pajtohen që të normalizojnë marrëdhëniet

  • 22 July 2018 - 18:14
Turqia dhe Holanda pajtohen që të normalizojnë marrëdhëniet

Turqia dhe Holanda janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet, ka njoftuar dje Ministria e Jashtme turke. Vendimi për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, ka ardhur pas një bisede telefonike në mes të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe homologut të tij holandez, Stef Blok. "Gjatë kësaj bisede telefonike, ministrat janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike mes Holandës dhe Turqisë.

Ministrat janë pajtuar që të ridërgojnë ambasadorët e tyre në Ankara dhe Hagë", thuhet në njoftim. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Holandës ishin përkeqësuar, pasi Holanda kishte ndaluar zyrtarët turq që të organizojnë tubime me diasporën turke lidhur me referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi më 2017. 

(Kosova Sot)