Shtëpitë e së ardhmes mund të kenë bimë të modifikuara gjenetikisht

  • 23 July 2018 - 17:07
Shtëpitë e së ardhmes mund të kenë bimë të modifikuara gjenetikisht

Aplikacionet e ardhshme mund të lejojnë që bimët të shërbejnë si alarme delikate

Bimët mund të veprojnë si një sistem i hershëm paralajmërues në mbrojtjen tonë prej substancave të rrezikshme në shtëpi, të gjitha këto në bazë të një sistemit më të fundit hulumtues. Bimët për nga natyra janë të ndjeshme ndaj kemikateve dhe baktereve që janë të pranishme në ajër. Sido që të jetë, shkencëtarët janë të aftë që në mënyrë artificiale t'i rrisin bimët duke përdorur më shumë "stomata" -hapjen e imët, ose poret, që lejojnë gazrat brenda qelizave të bimës - në bimë. Hulumtimet e mëparshme kanë dizajnuar bimë shtëpiake në mënyrë gjenetike që mund të ndryshojnë ngjyrën apo që të lëshojë dritë kur është ekspozuar ndaj ndikimit (VOCs) e madje edhe gazit radon. Kjo atyre jua lejon që të veprojnë si një biosenzor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bimët e së ardhmes

Këto bimë të modifikuara deri më tani kanë qenë të testuara vetëm në laborator, megjithëse, shkencëtarët thonë se aplikacionet e ardhshme mund të lejojnë që bimët të shërbejnë si alarme delikate kur diçka është shënjëstruar në shtëpinë tonë apo edhe në zyrën tonë. Ideja e përdorimit të bimëve si një sinjal për ndryshime në ajër ka filluar kur bashkëshorti dhe gruaja Neal dhe Susan Stewart ishin duke biseduar me mikun dhe kolegun e tyre Rana Abudayyeh në lidhje me përdorimin potencial të bimëve gjenetikisht të modifikuara. Stafi nga "University of Tennessee" më pas ka përdorur një plan të veprimit për bimët e së ardhmes, duke shpresuar në përfitimet estetike me rritjen e funksionalitetit. 'Bimët e shtëpisë janë kudo të gjendura nëpër shtëpi', thotë Neal Stewart, që ishte bashkë-autor në studimin e fundit. 'Ato mund të bëjnë shumë më tepër sesa që të qëndrojnë në një vend dhe të duken bukur', thotë ai. 'Ato mund të na paralajmërojnë për praninë e substancave të rrezikshme në ambientin ku jetojmë ne'. 

Tendenca 'biofilike ' e njerëzve mund të përdoret me bimët sinjalizuese

Në një dokument, publikuar në revistën shkencore "Science", autorët aludojnë në fitosenzorë të ndryshëm ambiental që janë dizajnuar duke përdorur bioteknologjinë. Në fakt, çfarë njihej dikur si inxhinieri gjenetike është rritur në një fushë të tërë të studimit të quajtur biologji, që është dizajni dhe ndërtimi i subjekteve të reja biologjike. Në mënyrë që të jetë i realizueshëm si biosenzor, bimët e të ardhmes duhet të shfaqen në grupe të dendura. Hulumtuesit pohojnë se potenciali i 'mureve të bimëve' më së miri mundet të shërbejë si monitorues për ambientin që po ashtu i shërben nevojës sonë për të qenë të lidhur brenda shtëpive tona me natyrën. Dr. Neal Stewart ka thënë: 'Përtej mjeteve të biologjisë sintetike është e mundur për ne që të shpikim bimë shtëpiake që mund të shërbejnë si elemente për dizajnimin arkitektural që janë ndjenja të mira për ndjenjën tonë dhe funksionojnë si cenzorë të hershëm apo agjentë ambiental që mund ta dëmtojnë shëndetin, si papastërtitë, myku, gazrat e ndryshme apo përqendrimi i lartë i përbërësve të dëmshëm organik'. Autorët kanë shkruar në dokumentin e tyre që njerëzit që kanë dashuri për natyrën dhe dëshirojnë të sjellin më shumë natyrë në ënjtën e tyre. Tendenca 'biophilic' e njerëzve mund të përdoret me bimët sinjalizuese. ' Dizajni biofilik bazohet në lidhjen tonë të natyrshme me natyrën, kështu që integrimi i elementeve biofilikë brenda vëllimit të brendshëm mbart implikime të pasura në hapësirë dhe eksperiencë' shton Dr. Rana Abudayyeh, asistente në "University of Tennessee College of Architecture and Design's School of Interior Architecture". 'Ndërtimi i kapaciteteve përgjegjëse në brendësi është revolucionar'. Shkencëtarët tashmë kanë plane për ta zgjeruar laboratorin dhe të studiojnë brenda nëpër shtëpi, spitale dhe zyra. 

 

(Kosova Sot)