LAJMI I FUNDIT: Dy të vdekur në aksidentin në Gllarevë

  • 23 July 2018 - 17:48
LAJMI I FUNDIT: Dy të vdekur në aksidentin në Gllarevë

Në aksidentin rrugor që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, në mes të dy makinave dhe një autobusi, Policia e Kosovës  ka konfirmuar se një femër dhe një mashkull kanë  vdekur në vend, ndërsa tre persona tjerë janë të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se dy persona kanë vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë në Pejë, mirëpo njëri nga ta, është dërguar në Prishtinë pasi ka lëndime të mëdha..

(Kosova Sot)