Maloku: Asnjë individ, kushdo qoftë , nuk do të mund ta dëmtojë vendin për interesat e nevojat e tij personale

  • 18 August 2018 - 14:13
Maloku: Asnjë individ, kushdo qoftë , nuk do të mund ta dëmtojë vendin për interesat e nevojat e tij personale
 Eksperti politik Albinot Maloku për gazetën"Kosova Sot" thotë se raporti i politikës vendore me ndërkombëtarët nuk është ai i duhuri dhe ndërkombëtarokracinë aktuale, me të cilën qeveriset vendi nuk mund ta prishin politikanët e varur nga të huajt. "Në relacion me këtë nuk shoh prishje të mundshme të raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët sa shoh mundësi të konsumimit të politikanëve aktualë nga të huajt, e të cilët në një moment do t'i hedhin nga froni", u shpreh ai."Presidenti i vendit e ka humbur toruan dhe nuk mund të them se me këto veprime po ndjek ndonjë linjë miqësore apo armiqësorëve ndaj Perëndimit.Thjesht, ose ka një skizofreni politike ose vërtet qenka çështja të shpëtimi nga Gjykata Speciale, për të cilën spekulohet në vazhdimësi", vijoi më tej Maloku."Nga vendet perëndimore, Gjermania është gati e vetmja që ka qëndrim konsistent ndaj Republikës së Kosovës. Dëshmi për këtë është qëndrimi i kancelares Angela Merkel e i përcjell edhe nga ambasadori Christian Heldt në Prishtinë.Të jemi të sinqertë, administrata e presidentit Trump kohët e fundit ka një risi me këto rekomandimet për elasticitet mes palëve në zgjidhjen e problemeve Kosovë -Serbi. Zbërthim të asaj se çka do të thotë ky elasticitet nuk ka as nga ambasadori në ikje, Greg Delawie, as nga ambasadori në ardhje, Philip Kosnett, pas prezantimit në seancën dëgjimore në Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë", ka thënë ai. Sipas Malokut, gjithmonë ka pasur besim se pasi ndërkombëtarët kanë investuar e ndihmuar kaq shumë në dhe për Kosovën, atë nuk do ta lëshojnë aq lehtë të marrë rrugën e gabuar."Asnjë individ, qoftë edhe presidenti i vendit, nuk do të mund ta dëmtojë vendin për interesat e nevojat e tij personale . Në këtë rrafsh nuk besoj që veç presidenti Hashim Thaçi mund ta dëmtojë vendin. Kryeministri e kryetari i Kuvendit duhet të jenë më të vendosur për t'i ndaluar hyxhymin pa kokë e orientimin që e ka marrë presidenti Hashim Thaçi", tha Albinot Maloku për "Kosova Sot"