Grapci:Ka gjithsesi disa kompani, të cilat vetëm e kanë një pozitë dominuese në treg

  • 19 August 2018 - 13:28
Grapci:Ka gjithsesi disa kompani, të cilat vetëm e kanë një pozitë dominuese në treg

Eksperti i ekonomisë Dardan Grapci, për “Kosova Sot”, thotë se Ligji për Konkurrencën në Kosovë ka për qëllim që të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së tregut në Kosovë, duke ndaluar veprimet që kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën, siç është abuzimi me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet apo përqendrimet  e ndërmarrjeve.  “Ka gjithsesi disa kompani, të cilat vetëm e kanë një pozitë dominuese në treg apo janë afër statusit të pozitës dominuese, dhe prej tyre ekziston rreziku potencial që mund ta keqpërdorin, që i bie se kemi të bëjmë abuzim me pozitën e tyre. Ngase, një treg jokonkurrues e dëmton përfundimisht konsumatorin, konsumatori është ai që humb si në kualitetin e shërbimeve ose cilësisë së produkteve, por edhe për çmimet që paguan”, shpjegon ai.

 

(Kosova Sot)