Një erë e fuqishme godet Mekën

  • 20 August 2018 - 08:49
Një erë e fuqishme godet Mekën

Një erë e fortë goditi rajonin e Mekës në mbrëmje dhe në rrjetet sociale u shfaq një video që tregon fuqinë e erës në Kaba dhe Arefat.

Erërat e stuhishme zbuluan pothuajse plotësisht muret e Kabës, transmetojnë mediat botërore.

Në prag të ritit më të rëndësishëm të adhurimit në haxh, era ka shkatërruar një kamp në Arefat që u ndërtua për besimtarët gjatë qëndrimit të tyre. 

Nuk raportohet për persona të lënduar, apo viktima.

(Kosova Sot)