Udhëtimi që u kthye në ferr (Foto)

  • 21 August 2018 - 19:56
Udhëtimi që u kthye në ferr (Foto)

10 persona humbën jetën në grykën e lumit Raganello në komunën arbëreshe Civita të provincës Kozencën në Kalabri.

Ngjarja ndodhi në Parkun Kombëtar Pollino, ku vërshimet e lumit si pasojë reshjeve të dendura morën përpara udhëtarët.

Gjatë natës një personat e plagosur rëndë vdiq në spitalin e Cosenzës për shkak të traumës që kishte marrë në krahëror.

 

Ndërkohë 11 të tjerë të plagosur, duke përfshirë një fëmijë, mbeten të shtruar në spital: 6 janë në gjendje të rëndë. Sakaq tre persona figurojnë ende të zhdukur.

Kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, shpjegoi se " është vështirë për të pasur një pasqyrë të qartë të personave të zhdukur për shkak të faktit që udhëtarët ishin në grupe të shpërndara".

 

Megjithatë, kërkimet nga grupet e shpëtimit nuk u ndalën dhe vazhduan gjatë gjithë natës.

Operacionet tani do të zhvendosen më tej në drejtim të rrymës në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa prej viktimave të kenë përfunduar në det.

 

Mediat italiane raportojnë se të paktën 36 persona kishin organizuar udhëtimin në dy grupe rreth lumit Raganello, në një zonë grykash dhe kanionesh.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)