Shtatë fëmijët për 14 vjet nuk kishin dalë nga shtëpia

  • 27 August 2015 - 20:26
Shtatë fëmijët për 14 vjet nuk kishin dalë nga shtëpia

Për 14 vjet me radhë, apartamenti i vogël dhe modest në Nju-Jork ka qenë tërë bota për gjashtë djem, të cilët mbaheshin si të burgosur nga i ati i tyre tepër kontrollues, Oscar, transmeton Kosova Sot Online.

Edhe atyre herëve të rralla kur mund të kishin dalë jashtë, i ati i kishte urdhëruar që të mos e shikonin askënd në sy.

Oscar, i cili ishte njeriu i vetëm që e kishte çelësin e apartamentit, besonte se qyteti do t’i kontaminonte fëmijët e tij. Ai po ashtu mbante vajzën dhe gruan e tij Susanne në një kafaz.

Fëmijët kishin bërë njëfarë edukimi në shtëpi dhe e tëra ajo që dinin, vinte nga koleksioni prej rreth 5000 filmave (në DVD) të atit të tyre. Fëmijët kalonin orë të tëra duke komentuar filmat, e më pas inskenonin momentet më të pëlqyeshme nga filmat, si “Pulp Fiction”, “Reservoir Dogs” dhe “Batman”.

'The Wolfpack', director Crystal Moselle, mother of the Angulo brothers Susanne Angulo

Të përqendruar tek e ardhmja

Më pas, 15-vjeçari Mukunda, i frymëzuar nga Batman në filmin “The Dark Knight Rises”, arriti të dilte në liri, derisa Oscar ishte duke bërë shoping. Pasi doli në shesh mënyra e tyre bizare e jetës, muret që i ndanin nga pjesa tjetër e botës u rrënuan. Ky rrëfim tani është subjekt i filmit dokumentar “The Wolfpack” dhe katër nga djemtë tani gjenden në Britani, për ta promovuar këtë film.

Image

 

Në vend që ta vajtojnë të kaluarën, këta të rinj tani janë të përqendruar te e ardhmja e tyre.

Zëdhënësi i tyre jozyrtar Mukunda, tani 20 vjeç, thotë: “Na kanë ikur shumë gjëra, por tani nuk ia vlen që të jemi të zemëruar. Meqë kishim lindur në një ambient të këtillë, atëherë nuk kishim sesi të dilnim jashtë, apo ta kërkonim një gjë të tillë. Kur lind me diçka dhe rritesh me të, atëherë mësohesh dhe e pranon atë, e pranon gjendjen e gjërave”.

Stills from

Susanne u rrit si pjesëtare e lëvizjes “hippy” dhe u takua me ithtarin e Hare Krishna-s, Oscar në vendlindjen e tij, Peru. Atyre së pari iu lindi vajza Visnu, e cila kishte vështirësi në mësim. Më pas çiftit i lindën djemtë: Bhagavan, 23, binjakët Govinda dhe Narayana, 22 vjeç, Mukunda, Krsna, 17, si dhe Jagadisa, 16 vjeç.

Familja u vendos në një banesë sociale në Louer Ist Sajd të Nju-Jorkut dhe gjatë tërë kohës jetoi nga ndihmat shtetërore, meqë Oscar “nuk besonte në punë”.

Sa herë që dehej Oscar, e rrihte gruan e vet

Oscar pinte me të madhe alkool dhe fëmijët dëgjonin kur ai e rrihte nënën e tyre. Ata mund të hynin, apo dilnin nga dhoma vetëm me lejen e tij. Por, përkundër kësaj, ata mundohen që ta arsyetojnë sjelljen e babait të tyre.

Ja çka thotë Mukunda: “Ai donte që të na mbronte nga ambienti i jashtëm për të cilin mendonte se ishte i rrezikshëm dhe kriminal. Besoj se edhe ai ishte rritur në një mënyrë të ngjashme. Ai na e donte më të mirën, por është fat i keq që realiteti ishte i kundërt. Ai kishte gabuar rëndë duke na mbajtur të ngujuar”.

Eddie Reisen Bichler, talking to Amanda Killelea, at Home Cinema in Manchester

Por, ata e adhurojnë nënën e tyre, duke e përshkruar atë si njeri “me zemër të artë”. Narayana thotë se ajo ishte munduar që t’i zhvillonte të gjitha anët pozitive që i kishin ata, si fëmijë. Vetëm Oscar ishte ai që vendoste nëse dhe kur do të dilte familja jashtë. Ai i kishte nxjerrë djemtë për ta vizituar Parkun qendror dhe ndërtesën “Empire State Building”, pa e ditur se kur do ta kishin rastin tjetër për të dalë, transmeton Kosova Sot Online.

“Kjo dallonte”, thotë Mukunda. “Ndonjëherë dilnim tri herë në vit, njëherë dolëm nëntë herë për një vit. Nëna kurrë nuk vendoste. Ajo mbahej e ngujuar, sikurse ne. Dilnim vetëm kur ai mendonte se ishte e përshtatshme. Ai beson në astrologji, prandaj na thoshte se do të dilnim kur të na thoshin planetët. Siguria ishte prioriteti i tij numër një”.

Susanne ishte munduar me çdo kusht që t’i edukonte fëmijët e saj.

Govinda Angulo, Mukunda Angulo, Amanda Killelea, Eddie Reisen Bichler and Narayana Angulo

Lidhja e vetme me botën ishin filmat

Narayana tregon se ata kishin orar ditor, sikur në shkollë. Ata duket se nuk e kanë idenë se çka kanë humbur: miqësitë, mësuesit, mentorët, njerëzit që nuk ishin prindërit e tyre. E vetmja lidhje konstante me botën e jashtme për ta ishin filmat, nga dhuna e filmit “Reservoir Dogs” e deri te romanca e filmit “Gone with the Wind”.

Mukunda thotë: “Ne nuk dinim asgjë për aktivitetet në botën jashtë. Merrnim me mend si mund të jenë gjërat, por nuk e ndjenim mungesën e tyre”.

Por, se ai me të vërtetë e ka ndier mungesën sado pak të botës reale, tregon edhe fakti që, kur kishte 15 vjet, derisa kishte të vënë një maskë të Halloween-it, ai largohet nga shtëpia. Kur ishte kthyer në shtëpi, i kishte thënë të atit se nuk do të mund të jetonte më i ngujuar. I ati kishte mbetur i tmerruar. Gjërat filluan të ndryshonin dhe djemtë filluan të dilnin rrugëve të qytetit, të veshur sikur personazhet e tyre të preferuara. Në një rast ata takuan regjisoren Crystal Moselle, e cila i quajti “Wolfpack”.

Ata u bënë miq falë dashurisë së tyre të përbashkët për filmin, e më pas ajo kërkoi lejen e tyre për ta bërë një dokumentar rreth jetës së tyre në robëri. Filmi “Wolfpack” tanimë është duke u shfaqur në kinema.

(Kosova Sot)