Reagon VV: Kryeministri hajn, me djem hajna urgjent të jap dorëheqje

  • 27 August 2015 - 20:34
Reagon VV: Kryeministri hajn, me djem hajna urgjent të jap dorëheqje

Pas postimit të fundit të kryeministrit Isa Mustafa në Facebook ku e quan ish liderin e VV-së, gomar, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i konsideron të papranueshme vendimet dhe sjelljet e kryeministrit dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e tij”, thuhet në reagimin e VV-së.

Ata e quajnë kryeministrin Mustafa dhe djemtë e ti hajna dhe kërkojnë urgjentisht dorëheqjen e tij.

“Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët”, thekson VV.

Lexojeni të plotë reagimin e VV-së:

Pas korrupsionit dhe kriminalitetit 6 vjeçar në Komunën e Prishtinës, pas keqpërdorimeve me pronat në Bërnicë – për të përfituar vetë, pas bashkimit me Thaçin – përkundër të gjitha premtimeve që ua kishte dhënë anëtarësisë së vet, pas nënshkrimit të marrëveshjes më të dëmshme për Republikën e Kosovës prej përfundimit të luftës... kryeministri Mustafa bashkë me djalin e tij Besnik Mustafa, kanë humbur kontrollin duke iu sulur deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurti, me një gjuhë të paturpshme dhe të ulët. Ky kryeministër e ka humbur toruan dhe po sulmon në mënyrë të tillë çdo kundërshtar të tij.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i konsideron të papranueshme vendimet dhe sjelljet e kryeministrit dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e tij.
Një kryeministër hajn, me djem hajna që marrin paratë e buxhetit të shtetit; një kryeministër që është në gjendje ta shesë krejt Kosovën veç sa për të mbetur vet në pushtet, nuk i duhet Kosovës. Një kryeministër i tillë duhet të jap urgjent dorëheqje. Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët.