Zbulohet një rrjet ilegal i prodhimit të duhanit në Shkodër

  • 27 August 2015 - 21:02
Zbulohet një rrjet ilegal i prodhimit të duhanit në Shkodër

Disa linja prodhimi duhani dhe paketimi të cigareve, të cilët vepronin ilegalisht në periferi të qytetit të Shkodrës, u bllokuan në një aksion të përbashkët mes Drejtorisë së Tatimeve, Doganave dhe “Crown Agents”.

Rreth 1.7 tonë duhan në 9 makineri grirëse u sekuestruan në tetë pika të prodhimit të duhanit. Gjithashtu u gjetën 43 mijë paketa të përgatitura, por edhe duhan i grirë në sasi të mëdha, të cilët më pas do të hidheshin ilegalisht në treg.

Shifrat e evazionit fiskal, të shkaktuara nga këto linja prodhimi ilegale në Shkodër, janë shumë të mëdha, por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ende po vijon aksionin për bllokimin e pikave të tjera.

Ndërkohë që i bëhet thirrje fermerëve prodhues të duhanit të legalizojnë aktivitetin e tyre, transmeton shekulli.