Ja cilat fshatra të Lipjanit mbesin pa ujë të dielën

  • 28 August 2015 - 13:36
Ja cilat fshatra të Lipjanit mbesin pa ujë të dielën

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të disa punimeve teknike nga kompania “Bechtel and Enka”, të dielën, disa fshatra të Komunës së Lipjanit do mbesin pa ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, fshati Banullë, Gllogovc, Bujaria, Llugaxhia, Marevc, Gllavicë, Gadime e ulët dhe e lartë, Babush, Smallushë dhe Ruvovc të dielën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 08:00-16:00.

Shkak i kësaj ndërprerje uji është zhvendosja e gypit të ujësjellësit në magjistralen Prishtinë – Shkup nga Kompania ”Bechtel and Enka”, për shkak të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” (Prishtinë-Shkup).

(Kosova Sot)