Mustafa: Serbia pranoi ligjet e Kosovës, kodi telefonik +383

  • 28 August 2015 - 15:55
Mustafa: Serbia pranoi ligjet e Kosovës, kodi telefonik +383

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për arritjen e marrëveshjeve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se me marrëveshjet e reja i është dhënë fund strukturave paralele në veri të Mitrovicës.

“Këto marrëveshje i japin fund ndërhyrjes së serbëve në Kosovë, shuarjes së strukturave paralele në veri të Mitrovicës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar zyrtarisht se kodi telefonik i Kosovës është 00383.

Mustafa ka folur edhe për marrëveshjen për Asociacionin, duke thënë se me këtë marrëveshje  Serbia i ka pranuar ligjet e Kosovës.

 “Themelimi i këtij asociacioni është në harmoni të plotë me ligjet e Kosovës. Asociacioni i nënshtrohet ligjeve të Kosovës, nuk ka karakter etnik”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)