Lezhë, 9-vjeçarja bie nga ura

  • 28 August 2015 - 16:25
Lezhë, 9-vjeçarja bie nga ura

Një 9-vjeçare në Lezhë përfundoi në spital pasi ra nga një urë, dërrasat e së cilës u thyen ndërsa ajo kalonte.

Vajza e vogël u plagos rëndë mbrëmjen e së enjtes, teksa kalonte në urën e lagjes “Gurra”, aty ku dhjetëra banorë kalojnë çdo ditë, mes tyre të moshuar dhe fëmijë.

Banorët kanë kërkuar për “Ora News”, një zgjidhje të shpejtë sa kohë që nuk ka të tjerë të lënduar, ose t’u lejohet të ndërhyjnë vetë për riparimin e saj.

“Ka shumë kohë që e kemi bërë lajmërim te kryetari i Bashkisë së parë, që të na e bëjë me hekur, beton. Nuk do investim të madh kjo. Por nuk e ka vra kush 50 vjet, këtu kalojnë kalamaj, gra, burra, pleq. Kalojnë dhe nuk dinë gjë që dërrasa është e kalbur”, u shpreh një banor i shqetësuar.