Ndëshkimi i qytetarëve nga BE-ja, ‘dhuratë’ nga pushtetarët

  • 29 August 2015 - 07:49
Ndëshkimi i qytetarëve nga BE-ja, ‘dhuratë’ nga pushtetarët

Nga dialogu në Bruksel përfitoi Serbia, por jo edhe Kosova 

Smaka: Të këqijat që i kanë ardhur Kosovës nga ky dialog, erdhën nga qeveritarët e papërgjegjshëm

"Popullit tonë nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse edhe njëherë të fillojë të udhëhiqet nga studentët, sepse revolucionet studentore kanë qenë gjithnjë produktive dhe ndryshuese, që nga vitet '68,81,89 e deri te '97. Studentët nuk kanë me çfarë të shantazhohen dhe të joshen, sepse realisht janë ajka e shoqërisë si në aspektin intelektual edhe në atë atdhedashës, andaj një lëvizje e tillë është më se e mirëpritur", shprehet analisti Albrim Badallaj për "Kosova Sot"

Kosova po penalizohet në vazhdimësi në bisedimet me Serbinë në Bruksel, për shkak të politikanëve të Kosovës, që janë të korruptuar dhe tej mase të kriminalizuar. Nga këto marrëveshje fitoi Serbia, hapjen e negociatave për integrim në BE, kurse Kosova u kthye me gishta në gojë. Analistët mendojnë se Kosova nuk po fiton asgjë për shkak të papërgjegjshmërisë së qeveritarëve tanë, të cilët nuk e përfaqësojnë Kosovën denjësisht atë në bisedime. Kësisoj, BE-ja e ndëshkon Kosovën me mosliberalizim dhe popullin e saj, dhe krejt përgjegjësia bie mbi qeveritarët tanë, të cilët në Bruksel shkojnë si turistë, e jo të mbrojtur me ngulm interesat e vendit. Duke e parë situatën shumë të rënduar në Kosovë, vendi ynë duhet që gjatë vitit 2016 të shkojë në zgjedhje që fituesi të dalë një klasë e përgjegjshme politike, që primare do ta kishte mbrojtjen e interesave të vendit. Njohësi i çështjeve juridike e politike, profesor Riza Smaka, mendon se gjithë të këqijat që i kanë ardhur Kosovës nga ky dialog janë "dhuratë", nga qeveritarët e papërgjegjshëm të Kosovës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)