Selimi e quan kryeministrin qyqan, banal e arrogant

  • 29 August 2015 - 14:31
Selimi e quan kryeministrin qyqan, banal e arrogant

Vazhdon debati i nisur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Isa Mustafa. Kësaj radhe është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili ka shprehur ‘mllefin’ e tij ndaj deklaratave të Mustafës.

Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, Selimi e ka quajtur kryeministrin qyqan, banal e arrogant, transmeton Kosova Sot Online.

Ai thotë se Mustafa duhet të largohet nga pushteti, pasi sipas tij  “gjate e ka kullotë n’pushtet”.

Lexoni postimin e tij të plotë:

"Isë ti je një Kryeminister qyqan!

Isë, pse ke frike nga parullat (banerat), qoftë edhe kur ato ngriten para ranch-it tënd n’katund? 

Apo mos ndoshta e ke kete fobi nga parullat “Kosova Republike”, “Tepça punon – Begradi nderton”, “Republikë, Kushtetutë, o me hater o me luftë” etj, që nga koha e demostratave të 81-shit? Besoj se të kujtohen këto parulla sepse i ke pas degjuar në atë kohë nga zyrat e Keshillit Eksekutiv Krahinor.

E mëqë ra fjala për 1981-shin, a po e sheh sa gjate e ki kullotë n’pushtet? 

Besoj se duhet ta kuptosh se e ke tepru. 

Ik tash n’katun te mbesat e nipat e tu “te shqetesuar” nga parullat e LVV-se! Shko qetesoji ata se kanë nevojë për një gjysh të urtë që i perkundë në hulaqa.

Nuk i dihet, nga nje kryeministër banal e arrogant ndoshta mund te shenderrohesh ne nje gjysh te miresjellshem e të urtë. 

Tek e fundit, unë besoj se mund te jesh nje gjysh i mire por kurresesi nje kryeminister me dinjitet.
Megjitheatë, nje ditë nipat dhe mbesat e tu do ta lexojnë këtë parullë (baner)..."

(Kosova Sot)