Kriza e refugjatëve, Save the Children ‘Europa duhet të ndjehet e turpëruar’

  • 29 August 2015 - 19:27
Kriza e refugjatëve, Save the Children ‘Europa duhet të ndjehet e turpëruar’

Organizata që merret me të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka thënë që ‘ ne duhet të ndjehemi të turpëruar përderisa shumë fëmijë po vdesin në pragun e derës tonë.’

Kjo organizatë ka bërë këto komente pas lajmeve të tmerrshme për vdekjen tragjike të fëmijëve në kamionin që u gjet në autostradën e Austrisë.
Vdekja tragjike e refugjatëve të cilët kishin humbur jetën në kamion, u përcoll edhe nga një tragjedi tjetër, që ndodhi në brigjet detare të Libisë, ku u gjetën 105 trupa njerëzish.
Policia hungareze ka deklaruar se ka arrestuar 21 persona që dyshohet të jenë trafikantë, poashtu ka konfiskuar 16 automjete, të cilit kishin ngarkuar rreth 112 njerëz.

Që nga fillim viti, e deri me tani, rreth 300.000 njerëz janë përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe, ndërsa në vitin e kaluar numri i tyre ishte 219 mijë.
Zyra Ndërkombëtare e Migrimit ka regjistruar  se 2,636 njerëz kanë humbur jetën përdërisa tentonin të kalonin Detin Mesdhe në këtë vit, por dyshohet që shumë trupa ende nuk janë gjetur.

Ndërkaq, Justin Forsyth, nga organizata Save the Children, ka deklaruar se ‘tragjeditë që kemi parë në 24 orët e fundit kanë nxjerrë në pah dështimin e politikës europiane. Neve duhet të na vijë turp që fëmijët po na vdesin në prag të derës.”