Edhe kjo fotografi po komentohet nga e gjithë bota (Foto)

  • 30 August 2015 - 23:24
Edhe kjo fotografi po komentohet nga e gjithë bota (Foto)

Fotografia ku shihet një ushtar izraelit duke provuar ta arrestojë një 11 vjeçar palestinez në Bregun Perëndimor po shpërndahet shumë nëpër rrjetet sociale.

Fotografia ku shihet se si ushtari izraelit provon ta arrestojë një 11 vjeçar Palestinez ndërkaq një grua pas tij, provon ta lirojë atë, po diskutohet jo vetëm në rrjetet sociale por edhe ndër mediat më të njohura botërore, shkruan CNN.

Fotografia është bërë nga babai i djalit në fotografi, Bassem Tamimi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë një proteste të organizuar në Bregun Perëndimor kundër ndërtimeve izraelite.

Ai ka rrëfyar se familja “në mënyrë rutinore fotografon protestat dhe më pas i poston ato në faqen e quajtur “Nabi Saleh Solidarity”.

Ushtria izraelite ka arsyetuar veprimet duke thënë se protesutesit i kanë goditur ushtarët izraelitë më gurë dhe gjësende të ndryshme.