Edhe sot probleme me furnizim me rrymë

  • 31 August 2015 - 12:33
Edhe sot probleme me furnizim me rrymë

KEDS, njofton qytetarët që për shkak të pamundësisë së riaktivizimit përkundër paralajmërimit të bllokut B1 të KEK pas remontit vjetor, disa rajone të Republikës së Kosovës do të përballen me reduktime në furnizim me energji elektrike deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet të kthehet në punë blloku B1 i TC Kosova B.

Sipas njoftimeve nga KEDS, informimi nga KEK është bërë në orë të vona andaj edhe realizimi i importit nga operatori i furnizimit ishte i pamundur për orët e hershme të mëngjesit, transmeton Kosova Sot Online.

"Sipas informatave që kemi KEDS është duke bërë të pamundurën të importojë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike sidoqoftë, ky proces mund të kërkojë kohë dhe varet nga sasitë e disponueshme në rajon deri sa për momentin jemi të informuar që nuk ka energji elektrike të mjaftueshme te gatshme për import dhe sasite e gjetura nuk sigurojnë furnizim te rregullt", thuhet në njoftimin e KEDS-it.

(Kosova Sot)