Pastrohet hapësira rreth liqenit në Mirushë

  • 19 September 2018 - 13:48
Pastrohet hapësira rreth liqenit në Mirushë

Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, tani e dy ditë me radhë janë duke pastruar hapësirën përreth liqenit në Mirushë, në kuadër të aksionit të madh kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, aksioni i pastrimit, është duke vazhduar në Komunën e Malishevës dhe janë në koordinim me nivelin qendror, me qëllim të ky aksion tre mujor, të arrij qëllimin e saj, për largimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina kanë falënderuar njësinë e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Malishevë, për përkushtimin e tyre për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit, përderisa i kanë ftuar të gjithë vullnetarët, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, për pastrimin e ambientit.

 

(Kosova Sot)