KPM urdhëron Artmotion të ndërprejë transmetimin e Liges së Kampioneve

  • 19 September 2018 - 18:07
KPM urdhëron Artmotion të ndërprejë transmetimin e Liges së Kampioneve

Komisioni i Pavarur i Mediave të Republikës së Kosovës ka urdhëruar kompaninë kabllore ‘Artmotion’, që të ndërpresë transmetimin e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës në gjuhën serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ky vednim i KPM-së, ka ardhur pasi kompania ‘Artmotion’ pronë e Shkelqim Devollit,  në mënyrë të jashtëligjshme ka blerë të drejtat për transmetim nga Telekomi Serb, edhe pse UEFA të drejtat për transmetim brenda territorit të Republikës së Kosovës ia kishte dhënë kompanisë kabllore “KUJTESA NET”.

Mediat vazhdimisht kanë raportuar për këtë rast, duke sjellë dhe dokumente ekskluzive që dëshmojnë veprimin jo ligjor të ‘Artmotion’, që cënon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

 

 

(Kosova Sot)