Jep dorëheqje shefi i bankës më të madhe të Danimarkës

  • 20 September 2018 - 21:44
Jep dorëheqje shefi i bankës më të madhe të Danimarkës

Shefi ekzekutiv i bankës më të madhe të Danimarkës dha dorëheqje pas akuzave se dega e saj në Estoni është në qendër të një skandali të madh të pastrimit të parave. "Është e qartë se Danske Bank nuk ka arritur të mbajë përgjegjësinë e saj në rastin e pastrimit të mundshëm të parave në Estoni", tha shefi ekzekutiv, Thomas Borgen, derisa njoftoi për dorëheqjen. Një hetim i brendshëm i akuzave se miliarda euro - para të pastruara - nga Rusia dhe shtetet e tjera ish-sovjetike kanë rrjedhur përmes degës së bankës në Talin, konstatoi se "shumica" e transaksioneve në periudhën 2008-2015 kanë qenë "të dyshimta". Danske Bank tashmë është cak i hetimeve penale në Danimarkë dhe Estoni.


(Kosova Sot)