Shabani: Së pari duhet të miratohen nga qeveria ligje që janë në favor të ekonomisë së lirë të tregut

  • 21 September 2018 - 19:16
Shabani: Së pari duhet të miratohen nga qeveria ligje që janë në favor të ekonomisë së lirë të tregut

Përfaqësuesi i bizneseve, Astrit Shabani, nënkryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës për gazetën "Kosova Sot" thotë se Kosova i ka të gjitha mundësitë që të jetë një ekonomi e mirë dhe stabile, e qëndrueshme dhe e lirë për të gjitha bizneset, por jo me këto rregulla dhe jo me këtë praktikë e sjellje të pushtetit në terren."Së pari duhet të miratohen nga qeveria ligje që janë në favor të ekonomisë së lirë të tregut dhe prodhimit të vendit dhe këto ligje duhet që ruajtur me xhelozi. Ky është qëndrim dhe vlerësim i Klubit të Prodhuesve Kosovarë. Madje jemi të mendimit se ndoshta Qeveria duhet që ta shpallë edhe 5-vjeçarin e prodhimit me prioritete të caktuara, sepse prodhimi është shumëdimensional", u shpreh ai.

(Kosova Sot)