VV gati për protestën, sot mban takim mobilizues në Mitrovicë

  • 22 September 2018 - 09:54
VV gati për protestën, sot mban takim mobilizues në Mitrovicë

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur me 29 shtator, ka qëllim kryesor ndaljen e presidentit Hashim Thaçi, nga siç e kanë quajtur ata copëtimi i territoreve të Kosovës.

Protesta është e para e organizuar që nga protestat masive të opozitës së bashkuar që në atë kohë ishin kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit si president.

E tash kur protestat po organizohen vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, organizimi për pjesëmarrje masive nga ana e qytetarëve është shtuar.

Sot Lëvizja Vetëvendosje mban tubim mobilizues në Mitrovicë,ku do të flasin Albin Kurti, Agim Bahtiri, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Faruk Mujka.

Takimi mbahet tek Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me fillim nga ora 14:00.

(Kosova Sot)