'Vjeshta' vendos në pranga korçarin e drogës

  • 23 September 2018 - 12:10
'Vjeshta' vendos në pranga korçarin e drogës

Polici e Vlorës vuri në pranga një 48 vjeçar në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar "Vjeshta".

 Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë, u arrestua në flagrancë në godinën ku jetonte përkohësisht, pasi u kap me 107 doza kokainë.

Policia ka sekuestruar 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875  Euro, si dhe 100 dollarë, si dhe një automjet i markës "Mercedes Benz", një peshore elektronike, dy aparate celularë.

Ndërkohë, në Sarandë ka përfunduar në pranga 42 vjeçari Marjo Kola, menaxher dhe bankier në një lokal.

"Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Kokainë", sqaron policia lokale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

(Kosova Sot)