Policia jep detaje për aksidentin “Te Santea”, humb jetën këmbësori

  • 23 September 2018 - 21:47
Policia jep detaje për aksidentin “Te Santea”, humb jetën këmbësori

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima mashkull V.M ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, sipas saj, ngasësi i veturës E.B, 25 vjeç, është arrestuar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit BMW. Si pasojë e aksidentit  lëndime tripore ka pësuar këmbësori V.M mashkull 65 vjeç i cili nuk i ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B 25 vjeç, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti.

 

(Kosova Sot)