Hertica: Në draftdokument, Këshilli i Evropës ka kritikuar edhe punën e Kuvendit të Kosovës

  • 24 September 2018 - 17:07
Hertica: Në draftdokument, Këshilli i Evropës ka kritikuar edhe punën e Kuvendit të Kosovës

Analisti Ali Hertica për gazetën "Kosova Sot" thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Ligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi është miratuar në pajtim me Kushtetutën e vendit."Demarkacioni Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, pasi që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe kësisoj jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës Kosova, marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që të mos u lihet hapësirë vendeve të BE-së që të dalin kundër vendimit". Hertica thotë se në draftdokumentin e Këshillit të Evropës, që tregon për konkluzionet në lidhje me Procesin e Zgjerimit dhe të Stabilizimit dhe Asociimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në pjesën ku përmendet Kosova, thuhet se "Këshilli mirëpret ratifikimin nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe jo korrigjimin në vijim të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi në mars të vitit 2018. Në këtë draftdokument, Këshilli i Evropës ka kritikuar edhe punën e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Kuvendi duhet ta përmirësojë ndjeshëm performancën si forumi kryesor i punës legjislative", është shprehur analisti Ali Hertica për gazetën "Kosova Sot". Ai nuk beson se do të ketë hapa tutje rreth korrigjimit të kufirit me Malin e Zi. 

 

(Kosova Sot)