Pakistani nis javën e vaksinimit kundër poliomielitit

  • 25 September 2018 - 08:51
Pakistani nis javën e vaksinimit kundër poliomielitit

Pakistani nisi javën e vaksinimit kundër poliomielitit, me synimin e çrrënjosjes së sëmundjes paralizuese.

Safdar Rana, i cili udhëheq luftën e Pakistanit kundër poliomielitit, tha se fushata do të përfshijë 38.6 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçe – në mesin e tyre edhe fëmijë të refugjatëve afganë që shpesh udhëtojnë midis dy vendeve.

Pakistani dhe Afganistani janë në mesin e pak vendeve në botë ku poliomieliti është ende epidemi.

“Pakistani është afër qëllimit të tij (për çrrënjosjen e sëmundjes)”, tha Rana.

Fushata e vaksinimit, e financuar nga Kombet e Bashkuara, e ka ndihmuar Pakistanin të kontrollojë përhapjen e sëmundjes. Numri i fëmijëve të prekur deri në këtë periudhë të vitit ka rënë në katër, krahasuar me 306 në vitin 2014.

Militantët kanë vrarë dhjetëra punonjës të fushatës anti-poliomielit gjatë dekadës së kaluar, duke besuar se vaksinimi ka për qëllim t’i bëjë fëmijët myslimanë sterilë. (REL)

(Kosova Sot)