Zgjerimi i rrugës nacionale Klinë-Pejë drejt fundit

  • 25 September 2018 - 21:01
Zgjerimi i rrugës nacionale Klinë-Pejë drejt fundit

Ministri i Infrastrukturës njofton se segmenti i rrugës nacionale Klinë – Pejë, do të përmbyllet brenda muajit tetor.

"Ky projekt që përmbushë të gjitha standardet evropiane, është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në një aks rrugor të frekuentuar në masë të madhe".

MI njofton se vetëm në komunën e Pejës, janë investuar rreth 6 milionë euro në infrastrukturë. 

Të tilla investime, ky institucion me në krye ministrin Lekaj, vazhdon të implementojë, jo vetëm për Pejën, por gjithandej në komunat e Kosovës.

 

 

(Kosova Sot)