Ndeshen dy vetura në Prishtinë, lëndohet një person

  • 25 September 2018 - 22:10
Ndeshen dy vetura në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së martës, në Prishtinë.

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në lagjen e njohur si Qafa - duke shkaktuar lëndimin e një personi.

Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, në rrugën "UÇK", për t'i dhënë trajtim mjekësor të lënduarit, që ndodhej në njërën nga veturat.

 

 

(Kosova Sot)