Labinot Tahiri i del në mbrojtje Behgjet Pacollit, thotë që ai e ka mik Donald Trumpin që shumë vite

  • 26 September 2018 - 11:04
Labinot Tahiri i del në mbrojtje Behgjet Pacollit, thotë që ai e ka mik Donald Trumpin që shumë vite

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, Behgjet Pacollit. Pas kritikave të shumta që ka marrë në takimin me Donald Trump, kur ai për një moment i afrohet presidentit të SHBA-së dhe ia zgjatë dorën për ta përshëndetur.

Tahiri, në shkrimin e hedhur në ‘Facebook’, ka sqaruar se Pacolli e ka mik Donald Trumpin dhe që njihen që 20-30 vite.

Madje sipas Tahirit, ata që e kanë kritikuar Pacollin nuk e dinë se çfarë është respekti dhe që po të ishin në vendin e tij, Trump as që do i kishte përshëndetur.

Shkrimi i plotë i Labinot Tahirit:

 

Për Behgjet Pacollin!

Interesant!

Disa individ të shprazur në kokë, paskan gjetur kohë, që të mundohën, me e injorua një njeri puntorë e i p’a d?mshëm për shtetin e kombin, me emrin; Behgjet Pacolli! Kjo paska ndodhur për faktin që a’i i’a paska dhënë dorën Trampit! Ai, e k’a mik Trampin o shoqitttt breee, mik e ka, edhe madje qe 20-30 vite…!

Imagjinoni, me ardh ‘Tramp’ në Kosovë, këta që mundohen me injoru njeriun tonë, i nënshtrohen Trampit, a deri dje edhe ate e kanë qeshur, kurse tanët atje në OKB, i injorojnë!!
Kjo është jeta në Kosovë, e padrejtë….!

Vazhdoni ju priftë e mbara..!

Ju, nuk dini se qështë respektiii, e nê anën tjetër mundoheni t’a përqeshni zotriun atje me punën e tij.
Sigurisht të ishit ne vendin e Bejgjet Pacollit në atë rastë, as që kishit tentua ( guxua) të i’a zgjatni dorën Trampit, se ju kish injorua të gjithëve.

Unë edhe mund t’a pranojë se në disa raste nuk pajtohem me Pacollin, por kur është diqka e padrejtë ndaj tij,apo dhe ndaj të tjerëve, reagojë pa një pa dy.

Ditën e mirë.

Z. PACOLLI, të përshendesim nga Kosova e Shqipërisë.

LABINOT TAHIRI
FERIZAJ KOSOVE E SHQIP?RISË.

 

(Kosova Sot)