Bizneset shqiptare të Maqedonisë e mbështesin referendumin dhe presin rezultat pozitiv

  • 26 September 2018 - 12:59
Bizneset shqiptare të Maqedonisë e mbështesin referendumin dhe presin rezultat pozitiv

Situata me referendumin është bardh e zi. Nuk ka nuanca. Vendimi është për një standard më të mirë ekonomik dhe klimë më të mirë të biznesit apo ngecje, i porositi sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani afaristët e Maqedonisë Veriperëndimore.

Siç deklaroi pas takimit, vendimi më 30 shtator do të jetë dramatikisht pozitiv apo dramatikisht negativ për biznesin.

"Vendimin që do ta marrim do të jetë dramatikisht pozitiv nëse refendumi është i suksesshëm sepse anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet dhe parashikueshmëri politike, ndërsa anëtarësimi në tregun e BE-së prej 500 milionë me pjesë më të madhe të BPV-së në botë. Dramatikisht negativ, ndërkaq, do të jetë nëse, hipotetikisht, referendumi nuk ka sukses sepse do të vijojë paparashikueshmëri, tërheqje të investimeve të huaja,  mospasje të guximit për investime vendore që do të reflektohet mbi zhvillimin ekonomik të qytetarëve", theksoi Osmani.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore qartë e shprehën qëndrimin e tyre, se janë "për" referendumin dhe se presin rezultat pozitiv, por pas votimit, siç thanë, presin që Qeveria ta intensifikojë bashkëpunimin me odat për përmirësimin e ambientit të biznesit.

"Çdo stabilitet dhe siguri i shtetit do të thotë perspektivë për biznesinm. Anëtarësimi në BE dhe në NATO nga ky aspekt është shumë i rëndësishëm. ne jemi "për" referendumin sepse përfitimet do të jenë të mëdha jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha vendet e rajonit", tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha pas takimit me Osmanin.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. 


 

(Kosova Sot)