Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

  • 26 September 2018 - 16:04
Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në mes të dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Në fotografitë e siguruara nga media shihet se njëra veturë  me targa vendore është rrotulluar tërësisht, kurse vetura tjetër shihet në një gjendje pak më të mirë.

(Kosova Sot)