Akuza e Hoxhajt për vizat, Hoti jep versionin e tij për takimin me europianët

  • 26 September 2018 - 16:33
Akuza e Hoxhajt për vizat, Hoti jep versionin e tij për takimin me europianët

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti nëpërmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e vendeve të BE’së për vizat, ka paraqitur qëndrimin e LDK’së në mbështetjen e fuqishme të agjendës euro-integruese të Kosovës. Ndërkohë zëvendëskryeministri i Kosovës, , Enver Hoxhaj para pak minutash doli me një deklaratë se opozita  gjatë takimit ka folur kundër liberalizimit.

Hoti ka shkruar se në takimin e sotëm me përfaqësuesit europianë për vizat, ai ka shpalosur qëndrimin e partisë së tij për agjendën euro-integruese të Kosovës.

Ai ka thënë se si opozitë kanë mbështetur reformat dhe marrëveshjet në mes të Kosovës dhe BE’së. Që burojnë nga MSA’ja.

“I falënderova për mbështetjen në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave dhe kërkova që sa më parë të përmbyllet kjo çështje edhe në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa ai ka thënë se për temën e dialogut me Serbinë ka kërkuar që të respektohet vullneti I qytetarëve të Kosovës, shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, dialogu mbetet i vetmi mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe gjuha nxitëse duhet të dënohet.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me përfaqësuesit ka thënë se opozita ka dalë kundër liberalizimit të vizave.


 

(Kosova Sot)