Aktivistët e Vetëvendosjes i këpusin dhunshëm rrethojat shtesë të qeverisë (Video)

  • 01 September 2015 - 16:39
Aktivistët e Vetëvendosjes i këpusin dhunshëm rrethojat shtesë të qeverisë (Video)

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një aksioni të zhvilluar sot kanë këputur rrethojat shtesë që i ka vendosur Qeveria e Kosovës

Qeveria ditë më parë ka shtuar rrethojat rreth ndërtesës së saj për çështje sigurie.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi kishte thënë se kjo nuk ka ardhur si rezultat i kërcënimeve të Vetëvendosjes por si masa sigurie ndaj ISIS'it.

Ndryshe, i pari i Kuvendit Kadri Veseli i kishte larguar rrethojat në hapësirënt përreth pas protestave të veteranëve.

Image
Image