Shpallet në kërkim ish-shefi i Antidrogës së Fierit

  • 01 September 2015 - 21:19
Shpallet në kërkim ish-shefi i Antidrogës së Fierit

Shpallet në kërkim ish-shefi i Antidrogës së Fierit Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim këtë të martë ish-shefin e seksionit të Antidrogës në policinë e Fierit, Dritan Zagani.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shpallja në kërkim ka ardhur pasi Zagani dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.