Nëntëvjeçari pushton majën e Kilimanxharos

  • 01 September 2015 - 21:38
Nëntëvjeçari pushton majën e Kilimanxharos

Një nëntëvjeçar është bërë britaniku më i ri që është ngjitur në Malin Kilimanxharo. Zain Ackrim ka arritur ta pushtojë majën më të lartë në Afrikë - 5,895 metra – për vetëm gjashtë ditë. Bashkë me të kanë qenë edhe vëllai i saj, dymbëdhjetëvjeçari Rehan dhe babai i tyre, Reheel-i 49-vjeçar. Zain-i, që është nëntë vjet e njëmbëdhjetë muaj i vjetër, e ka kuptuar që e ka thyer rekordin vetëm pasi që ka mbërritur në majë. “Ende jam i lodhur. Jam ndjerë shumë mirë që kam mbërritur në majë. Jemi trajnuar për një kohë të gjatë, megjithatë unë ende jam i lodhur”, transmeton Kosova Sot Online.

 

Image

“Jam shumë krenar me atë që e kanë arritur djemtë e mi”

Babai i tij, që punon si llogaritar, e kishte nisur këtë aventurë bashkë me dy djemtë e tij, si dhe një grup njerëzish, nga Skocia dhe Amerika. 

Raheel-i kishte kaluar disa muaj duke i përgatitur djemtë e tij, përfshirë këtu edhe disa ngjitje në Alpet Italiane. Llogaritari, nga Londra Perëndimore, ka thënë: “Jam shumë krenar. Ata vazhdimisht kanë qenë para meje, duke më udhëhequr nëpër rrugëtim. Kam qenë më nervoz për veten. Jam shumë krenar me atë që e kanë arritur djemtë e mi. Ka qenë një arritje e madhe për të gjithë ne”.

Image

Fondet për projektet shkollore

Rekordi i mëhershëm është mbajtur nga Jack Rea, i cili e kishte pushtuar majën e Kilimanxharos në moshën dhjetëvjeçare.  Familja ka marrë pjesë në këtë ekspeditë për të mbledhur fonde për projektet shkollore në Afrikë.

(Kosova Sot)