Shkarkohet ministri Bejtush Gashi

  • 15 October 2018 - 15:16
Shkarkohet ministri Bejtush Gashi
Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme është liruar zyrtarisht nga posti që mbante. Gashi  është ministri i dytë i emëruar në këtë dikaster i cili u shkarkua pas rastit të ekstradimit të shtatasve turq shkruan Kosova Sot.

Fillimisht Kryeministri Haradinaj e kishte emëruar Bejtush Gashin, si Ministër të Punëve të Brendshme më 13 prill të këtij viti. 

Dyshohet se po shkarkohet nga pozita për shkak të performances  së dobët.

(Kosova Sot)