Ymeri: Mustafa nuk duhet të dërgojë Kosovën në dorëheqje, por veten

  • 03 September 2015 - 13:19
Ymeri: Mustafa nuk duhet të dërgojë Kosovën në dorëheqje, por veten

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri i është kundërpërgjigjur kryeministri Isa Mustafa, cili sot me anë të një publikimi në Facebook, ka arsyetuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Në reagimin e tij, Ymeri ka thënë se Mustafa po flet me gjuhën e dorëzimit. Ai me anë të një statusi në Facebook, ka thënë se për këto vite Kosova nuk ka ndalur korrupsionin, mafian dhe varfërinë, duke shtruar pyetje se a duhet tash të legalizohen edhe këto?

Ymeri ka thënë se Mustafa para se ta dërgojë Kosovën në dorëheqje, të jap dorëheqje vet ai.

“Isa Mustafa po flet me gjuhë dorëzimi. Logjika e tij është “meqë për 16 vjet nuk e kontrolluam veriun, le ta legalizojmë këtë moskontroll”, transmeton Telegrafi.

Por ne për 16 vjet nuk e kemi ndalur dot as korrupsionin, mafian, varfërinë etj. Mos vallë, sipas logjikës impotente të kryeministrit duhet t’i legalizojmë edhe këto? Kryeministri nuk duhet të çojë shtetësinë e Kosovës në dorëheqje, por veten, meqë nuk qenka në gjendje të gjejë alternativa të tjera për Kosovën pos ‘Zajednicës’”, ka shkruar Ymeri.