BDI : Asnjë rrahje brenda partisë

  • 03 September 2015 - 14:13
BDI : Asnjë rrahje brenda partisë
Qendra për informim e Bashkimit Demokatik për Integrim ka përgënjeshtruar informacionin se ditëve të fundit ka ndodhur një zënkë në kreun e partisë, që ka degraduar në rrahje.

"Portale të tilla që janë pjesë e axhendës së dyshimtë për të dobësuar indin shqiptar në Maqedoni nuk vlenë të komentohen. Nuk ka asgjë të vërtetë në dezinformatën e lëshuat, deklaruan shkurt për "Zhurnal", nga Qendra për informim e BDI-së, duke hedhur poshtë informacionin që më herët e publikoi portali"centarnews".

Sipas këtij portali, Hazbi Likabashkë me Rafiz Halitin dhe Zulfi Adilin në këtë takim kanë filluar një debat të ashpër me përkrahësit Ali Ahmetit.

"Zënka e ashpër është shndërruar në rrahje ku HazbiLika ka goditur me tavëll Ali Ahmetin", shkruante portali në fjalë.