27-vjeçari Agon Daci, këmbësori që vdiq pas aksidentit varroset sot

  • 17 October 2018 - 10:34
27-vjeçari Agon Daci, këmbësori që vdiq pas aksidentit varroset sot

Agon Daci, i cili është goditur nga një veturë afër stacionit të autobusëve në Pejë me ç’rast ndërroi jetë, varroset sot.

Daci i cili ishte 27 vjeçar, ishte duke ecur kur papritmas goditet nga një veturë, goditje kjo që ishte fatale për të.

Vdekjen e këmbësorit e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

I ndjeri punonte në një fabrikë të ujit në Pejë.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit, kurse funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.

Kohët e fundit janë shtuar dukshëm aksidentet, ku shumë këmbësor po humbin jetën në komunikacion.

Ditë më parë ndërroi jetë një 18 vjeçar nga Istogu, Diamant Osmanaj.

Image

(Kosova Sot)