Oda e Avokatëve kërkon sigurimin e kushteve të nevojshme në gjykimin për “27 prillin”

  • 17 October 2018 - 15:48
Oda e Avokatëve kërkon sigurimin e kushteve të nevojshme në gjykimin për “27 prillin”

Oda e Avokatëve e Maqedonisë bën apel që të sigurohen kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të procesit gjyqësor për “27 prillin”, me qëllim të një gjykimi të papenguar dhe të drejtë.

Grupi i avokatëve të angazhuar si mbrojtës në lëndën KOK NR.40/18 sa i përket ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e RM-së, që udhëhiqet para Gjykatës Penale në Shkup, dje pasdite e kanë informuar Odën e Avokatëve të RM-së se në seancën e djeshme të avokatëve nuk janë mundësuar kushtet elementare për ta ndjekur hetimin e dëshmitarit të rrezikuar, të mund të mbajnë shënime dhe të parashtrojnë pyetje në interes të personave të cilët i përfaqësojnë.

Për shkak të tejkalimit të gjendjeve rreth kushteve për punë, Shoqata e Avokatëve të RM-së apelon të sigurohen kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të procesit gjyqësor, ndërsa me qëllim të një gjykimi të papenguar dhe të drejtë.

Në kontekst të asaj që u tha më lartë nga Shoqata e Avokatëve në kumtesën e sotme theksojnë se është e nevojshme që pjesëmarrësit në procedurë të tregojnë respekt të ndërsjellë, të respektojnë dhe të ruajnë reputacionin midis tyre dhe me marrëdhënie korrekte të kontribuojnë duke zbatuar ligjshmërinë e procedurës. Tendencat e tilla janë të obliguara t’i mundësojnë në mënyrë të denjë dhe me mjetet e lejueshme juridike.

Konsiderojmë se në interes të ligjshmërisë së procedurës nevojitet që të gjithë pjesëmarrësit në vazhdimësi t’i respektojnë dispozitat nga Ligji për procedurë penale, ndërsa me qëllim të zhvillimit normal dhe të papenguar të gjykimit, thonë nga Oda e Avokatëve të RM-së.

(Kosova Sot)