Mjekët në Skoci tani mund ta përshkruajnë "ecjen në natyrë" si terapi

  • 17 October 2018 - 16:07
Mjekët në Skoci tani mund ta përshkruajnë

Mjekët në Skoci prej këtij muaji mund t’ia përshkruajnë paralel me recetën e barërave edhe ecjet në natyrë pacientëve të tyre.

Ky është programi i parë i këtij lloji që do të jetësohet në Britaninë e Madhe,.

Përshkrimi i ecjes në natyrë, parasheh që të ketë ndikimin në uljen e shtypjes së gjakut, shqetësimit dhe të rrisë lumturinë për pacientët e sëmurë nga diabeti, sëmundjet mendore, stresi, sëmundjet e zemrës, dhe të prekur nga sëmundjet e tjera.

Janë edhe disa aktivitete të tjera që e shoqërojnë programin, e të cilat mund të përshkruhen nga mjeku.  Disa prej sugjerimve hynë edhe shëtitja me qen, ndjesia e barit në pranverë, shijimi i erërave të forta dhe detit.

(Kosova Sot)