Mickoski i përgjigjet Mitchellit: Marrëveshja me Greqinë dëmton interesat e kombit tim

  • 17 October 2018 - 17:13
Mickoski i përgjigjet Mitchellit: Marrëveshja me Greqinë dëmton interesat e kombit tim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj letrës së ndihmës sekretarit të SHBA-ve, Wess Mitchell, duke ia bërë me dije se partia më e madhe opozitare maqedonase nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese me të cila do të ndërrohet emri i Maqedonisë

Zyrtari amerikan dje tha se ishte i zhgënjyer me veprimet e VMRO-së dhe udhëheqësisë së saj në lidhje me referendumin mbi marrëveshjen e Prespës, por edhe mbi qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese në Parlament.

Mickoski sot u përgjigj: “Marrëveshja është e dëmshme për interesat e kombit tim dhe atdheut tim dhe si e tillë është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, që u dëshmua edhe në referendumin e fundit”.

Lideri i VMRO-së adresoi një sërë akuzash në drejtim të Qeverisë së Zoran Zaevit, ndërsa kryeministrin e cilësoi si fajtor kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet marrëveshja për emrin, sepse bashkësisë ndërkombëtare i ka premtuar diçka që nuk mund ta bëjë.

Në përgjigjen e tij drejtuar Mitchellit, Miskoski shton se shpreson që Maqedonia së shpejti të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, por "krenare dhe dinjitoze, jo e turpëruar, e deformuar dhe e turpëruar".

 

 

(Kosova Sot)