Shqiptarët e Ukrainës kërkojnë përkrahje nga Kosova

  • 03 September 2015 - 20:47
Shqiptarët e Ukrainës kërkojnë përkrahje nga Kosova

Ndonëse jetojnë ne Ukrainë, traditat nuk i kanë harruar. Madje vallet shqipe i luajnë fortë mirë.

Por, qe t’i mbajnë këto tradita dhe ta ruajnë gjuhën shqipe, banorët e fshatit Karakurti të Ukrainës po kërkojnë mbështetje institucionale.

Kështu, me një letër shqiptaret e Ukrainës i janë drejtuar Ministrisë se Diasporës që t’u dalë në ndihmë.

Edhe kryetari i shoqatës të shqiptarëve në Ukrainë, Radion Pandare, në një lidhje në Skype po kërkon përkrahje.

Ndërkohë ,zëdhënësi i ministrisë së diasporës, Lorik Pustina, ka thënë përmes postes elektronike se një kërkesë për ndihmë nuk ka ardhur nga shoqata shqiptare “Rilindja”. Pavarësisht kësaj, Pustina shtoi se Ministria do të organizojë një vizitë për t’u njohur përafërm me të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Ukrainë, transmeton Klan Kosova.