Zbulon kancerin te floktari

  • 19 October 2018 - 17:31
Zbulon kancerin te floktari

Një grua nga Miçigani u diagnostikua me kancer të gjirit për herë të dytë, pasi që floktari i saj zbuloi një fushë të vogël, të kuqe, në kokën e saj. Patricia Bolle, 68 vjeçe, ishte duke i prerë flokët vitin e kaluar, kur floktari i saj vërejti këtë ndryshim. Gruaja shkoi menjëherë te mjeku, ku ia bënë biopsinë, me ç'rast zbuluan se ajo vuante nga kanceri i gjirit, i cili i ishte përhapur në tërë trupin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Iu gjet një duq në gji

Tani Bolle, nga Haslet, thotë se dëshiron ta publikojë storjen e saj për t'ua tërhequr vërejtjen të tjerëve që të gjejnë simptomat e kancerit para se të bëhet vonë. Bolle tregon se, për herë të parë, ishte diagnostikuar me kancer të gjirit 13 vjet më parë, pasi që kishte gjetur një duq në gji. 'Iu nënshtrova kimioterapisë dhe radioterapisë, si dhe operacionit, për të larguar kancerin, gjë që zgjati për 9 muaj". Pasi që Bolle kaloi periudhën kritike prej 5 vjetësh, mjekët i thanë se ishte shëruar nga kanceri dhe në mamografi kurrë më nuk kishte zbuluar shenja të kësaj sëmundjeje. Derisa iu zbulua fusha e vogël, pa flokë. Ajo nuk ndjente dhembje në atë fushë.

Rastet e metastazave në lëkurë janë më të rralla

Vlerësohet që rreth 154,000 persona të rritur në SHBA kanë kancer metastatik (të përhapur) të gjirit edhe pse rastet më të mëdha të diagnozës bëhen me muaj apo vite pasi që ndokush ta ketë kompletuar trajtimin nga kanceri. Më së shpeshti, kanceri shfaqet afër vragës së operacionit, apo në bark. Rastet e metastazave në lëkurë janë më të rralla. Shenjat se ndryshimet janë kanceroze, janë skuqja, inflamacioni dhe ënjtja. Aktualisht, plaka 68 vjeçe është duke marrë kimioterapi dhe, përkundër asaj se kanceri i saj është i përhapur, ajo thotë se është optimiste. Ajo thotë se, falë ilaçeve të reja, që janë zbuluar në ndërkohë, me gjasë do të jetojë edhe shumë vite.

 

(Kosova Sot)